Aplikacioni TikTok blihet nga kompania amerikane Oracle

Nga Exit News
Aplikacioni TikTok blihet nga kompania amerikane Oracle

Aplikacioni kinez TikTok do të jetë nën pronësi të kompanisë amerikane Oracle Corp, e cila duket se ka mundur në garën për të blerë aplikacionin, kompaninë tjetër shumë të famshme amerikane Microsoft.

Lajmi për blerjen e TikTokut nga Oracle është dhënë në shumë media amerikane, të cilat citojnë burime të tyre nga brenda bisedimeve.

Sipas tyre, Oracle është prezantuar si “partneri i besuar teknologjik” i TikTok-ut në SHBA dhe marrëveshja ka të ngjarë të mos strukturohet si një shitje e plotë.

Hapi i radhës është që Shtëpia e Bardhë dhe Komiteti për Investime të Huaja në SHBA të miratojnë marrëveshjen.

Bisedat për blerjen e TikTok-ut nga një kompani amerikane nisën pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump se nuk do të lejojë përdorimin e aplikacionit në SHBA, pasi përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Sipas Trumpit, fakti që kompania është kineze, mund të detyrohet nga shteti kinez që të tregojë të dhënat e përdoruesve amerikanë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>