Kompania Apple dhe Google po krijojnë një aplikacion për telefonat, iphone dhe android, i cili do t’i thotë njerëzve nëse ata kanë qënë në kontakt me dikë të infektuar me koronavirus.
Ky aplikacion do të mundësonte që telefonat inteligjentë të regjistronin vazhdimisht pajisjet e tjera që i afrohen, duke bërë të mundur “gjurmimin e kontaktit” të sëmundjes.
Përmes këtij aplikacion, personat e infektuar do të lajmërojnë autoritetet e shëndetit publik se ata kanë koronavirus, dhe më pas ky aplikacion do të lajmëroj telefonat që kanë që afër me telefonin e personit të infektuar.
Por, kjo nisëm e dy kompanive më të mëdha të teknologjisë ngren pyetje për nivelin e kontrollit të jetës së individëve, ne veçanti ndaj Google, i cili është akuzuar për mbledhje të dhënash personale dhe më pas përdorimine tyre për reklama online.
Por të dyja kompanitë thanë se ky aplikacion mbron privatësinë e përdoruesve të telefonave dhe njerëzit mund të zgjedhin me dëshirë ta shkarkojnë ose jo.