Apple dhe Google do të krijojnë një aplikacion për gjurmimin e virusit përmes telefonit

Apple dhe Google do të krijojnë një aplikacion për gjurmimin e virusit përmes telefonit

Kompania Apple dhe Google po krijojnë një aplikacion për telefonat, iphone dhe android, i cili do t’i thotë njerëzve nëse ata kanë qënë në kontakt me dikë të infektuar me koronavirus.

Ky aplikacion do të mundësonte që telefonat inteligjentë të regjistronin vazhdimisht pajisjet e tjera që i afrohen, duke bërë të mundur “gjurmimin e kontaktit” të sëmundjes.

Përmes këtij aplikacion, personat e infektuar do të lajmërojnë autoritetet e shëndetit publik se ata kanë koronavirus, dhe më pas ky aplikacion do të lajmëroj telefonat që kanë që afër me telefonin e personit të infektuar.

Por, kjo nisëm e dy kompanive më të mëdha të teknologjisë ngren pyetje për nivelin e kontrollit të jetës së individëve, ne veçanti ndaj Google, i cili është akuzuar për mbledhje të dhënash personale dhe më pas përdorimine  tyre për reklama online.

Por të dyja kompanitë thanë se ky aplikacion mbron privatësinë e përdoruesve të telefonave dhe njerëzit mund të zgjedhin me dëshirë ta shkarkojnë ose jo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>