Arben Frroku kërkon njohjen e viteve të paraburgimit në Greqi

Nga Exit News
Arben Frroku kërkon njohjen e viteve të paraburgimit në Greqi

Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e policit Dritan Lamaj i kërkoi të enjten Gjykatës së Posaçme të njohë edhe të llogarisë vitet e paraburgimit në Greqi në 2013.

Kjo kërkesë po shqyrtohet nga gjyqtari Klodian Kurushi.

Në janar gjykata holandeze dënoi Frrokun me vetëm 18 vite burg për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në vitin 2013.

Frrokut do t’i njihen edhe ditët e burgut që ka kryer ne Shqipëri dhe Greqi, por që sidoqoftë nuk pajtohet as me 18 vite burg.

Në prill 2015, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli Frrokun të pafajshëm, por më pas Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi atë me burgim të përjetshëm, në mungesë, pasi Frroku ishte arratisur nga Shqipëria.

Ai u arrestua në Holandë më 28 prill 2016 me dokumente false. Frroku kishte udhëtuar atje me identitetin e rremë grek Renato Xhepa.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>