
Arbër Cekaj dhe Fatjon Pjetri kanë tentuar të arratisen nga “Burgu 313” në Tiranë, njoftojnë burime për Euronews Albania.
Burimet theksojnë se të burgosurit kanë arritur të kalojnë nga ambientet e ajrosjes përmes një çarçafi tek pjesa ku qëndron administrata, megjithatë plani i tyre për t’u arratisur dështoi pasi u kapën nga forcat e Policisë së Burgjeve.
Arbër Cekaj u dënua pak javë më parë me 13 vjet burg për trafikun e mbi 600 kilogramë kokainë nga Ekuadori. Ndërs Fatjon Pjetri është anëtar i bandës së babgjyshëve, të njohur për grabitjet në dyqanet e Tiranës.