![Ardian Çapja majtas dhe Edi Rama djathtas Ardian Çapja në gjendje kritike për jetën](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/06/Ardian-Çapja-majtas-dhe-Edi-Rama-djathtas.jpg)
Ardian Çapja, i plagosur mëngjesin e 8 qershorit, ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Drejtori i Spitalit të Traumës në QSUT, Arben Zenelaj tha se Çapja është ende në sallën e operacionit dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
Çapja u godit me snaiper në shpatull dhe të paktën një prej plumbave i ka kaluar tejpërtej. Pas atentatit, ai shkoi fillimisht në spitalin e Elbasanit por më pas u transportua në Tiranë.
Atentati ndaj Çapjas ishte i mirëorganizuar dhe i paramenduar.