Ardian Çapja shtrohet në spital, një ditë pas arrestimit

Nga Exit News
Ardian Çapja shtrohet në spital, një ditë pas arrestimit

Një ditë pas arrestimit nga policia të Ardian Çapjas, ky i fundit është dërguar për trajtim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Euroneës Albania raporton se transferimi i tij për në ambientet e spitalit është bërë nën masa të rrepta sigurie. Ai rapotohet të jetë shtruar në reanimacionin e repartit të kardiologjisë në QSUT.

Ardian Çapja u vu në pranga një ditë më parë për vrasjen e Gentian Beqirit, ndërsa në kërkim u shpall nipi i tij, Florenc Çapja.

Ata janë akuzuar edhe më parë për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës në vitin 2006.

Në vitin 2012, ata u gjykuan për porositjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirajt. Sipas policisë autorët e kësaj vrasjeje të dyfishtë janë Ervis Bardhi (38 vjeç) dhe Etien Çani (28-vjeç).

Ndërsa në 2016, Ardian Çapja u arrestua për sulm ndaj policisë së bashku me dy të tjerë, por më pas u la i lirë nga policia.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>