Argumentet për lirimin e anëtarit të Bandës së Durrësit Sulejmani

Nga Exit News
Argumentet për lirimin e anëtarit të Bandës së Durrësit Sulejmani

Gjykata e Krujës vendosi të lironte anëtarin e Bandës së Durrësit Sardian Sulejmani, në tetor 2019. Ai ishtë dënuar me 25 vite burg për akuzat: 2 përpjekje për të vrarë Lulzim Berishën – atentate të ndodhura në gusht 2005 – dhe për vrasjen e Avni Gashit në tetor 2005.

Sipas Ora News, Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Fier renditi 10 argumente për lirimin e tij. Exit News sjell më poshtë argumentet në mënyrë të përmbledhur.

  1. Sardian Sulejmani ka shfaqur sjellje korrekte duke respektuar rregulloren, ligjin. Gjithashtu ai nuk ka probleme me përdorimin e allkoolit apo lëndëve narkotike.
  2. Sulejmani nuk ka qënë më parë i dënuar, dhe në kohën e kryerjes së veprave penale ka qënë i mitur e nën ndikimin negativ të personave të tjerë. Nga ana tjetër gjatë intervistave me punonjësit e Shërbimit të Provës, ai ka shprehur pendesë për veprimet që ka kryer.
  3. Sulejmani ka paraqitur një premtim për lidhje të një kontrate pune.
  4. Sulejmani ka babin të sëmurë me zemër dhe gjendja e tij emocionale, fizike dhe psikologjike është rënduar për shkak të humbjes së djalit në 1999 dhe bashkëshortes së tij. Kështu ai është i vetmi që mund të përkujdeset për të.
  5. Familja e Sulejmanit jeton në kushte të mira, si dhe Sulejmani ka mbështjetjen e saj dhe të shoqërisë.
  6. Sulejmani është tip i qetë dhe i qëndrueshëm emocionalisht.

Lirimi i Sulejmanit erdhi mbas lirimit të anëtareve tjetër të Bandës së Durrësit, Endrit Dokle dhe Lulzim Berishës.

Ky është një nga dhjetëra rastet e viteve të fundit ku ish-anëtarë bandash janë liruar duke përfituar lehtësime nga sistemi i drejtësisë. Opozita i ka denoncuar këto lirime si lirime nën garanci të shtetit për t’u përdorur më pas në fushatat zgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>