Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëra-tjetrën, për shkelje të armëpushimit në rajonin e Nagorno-Karabakh, të vendosur gjatë mesnatës së 17 tetorit .
Reuters raportoi se zëdhënësi i ministrit të Mbrojtjes së Armenisë tha të shtunën në darkë se Azerbajxhani ka shkelur armëpushimin duke goditur me raketa dhe artileri. Disa orë në vonë, ministri azer i mbrojtjes tha se Armenia kishte vazhduar lufitmet në afërsi të qytetit të Jabrail, si dhe në fshatrat për rreth.
Armëpushimi nisi në mesnatë të 17 tetor, pasi të dyja vendet akuzuan njëra-tjetrën se thyhen armëpushimin e vendosur me ndërmjetësimin e Rusisë. Nga shtatori deri më sot qindra ushtarë dhe dhjetra civilë janë vrarë.
Të dy vendet po luftojnë për rajonin me 150 mijë banorë të Nagorno-Karabakh, i cili banohet nga etnikët armen dhe ndodhet në zonën e Azerbajxhanit.
Të dyja vendet kanë luftuar për këtë rajon në vitet 1992-1994.