
Armenia është e gatshme të nisë bisedimet për paqen me ndërmjetësimin e OSBE-së, raporton BBC.
Ministria e Jashtme armene njoftoi për median se e pranon ftesën e Francës dhe Rusisë për dialog me ndërmjetësimin e grupin e OSBE-së, të quajtur, grupi i Minsk.
Të enjten, Rusia dhe Franca i bënë thirrje dy vendeve të dialogonin me ndërmjetësimin e OSBE-së.
Azerbajxhani nuk e ka pranuar ende ftesën, duke lënë shumë pak mundësi për armëpushim.
Deri më tani janë vrarë më shumë se 100 civilë armenë dhe azerë.