Arrestohen 16 persona në një operacion anti-kanabis në Fushë-Krujë

Arrestohen 16 persona në një operacion anti-kanabis në Fushë-Krujë

RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH kanë arrestuar 16 persona dhe kanë sekuestruar një laborator për kultivimin e kanabisit, kubikë dhe fidanë kanabis dhe 5 automjete.

Operacioni i zhvilluar ditën e shtunë, ka qenë i fokusuar në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të Fushë-Krujës.

Mes të arrestuarve janë edhe kryeplaku i fshatit Halil dhe dy punonjës të OSSHE të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën.

Policia ka shpallur në kërkim 24 persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e kanabisit.

Tre persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, mes tyre dhe kryeplaku i fshatit Nikël.

Sipas njoftimit të policisë, operacioni ka nisur pas të dhënave të marra nga monitorimi i kryer me avion nga Guardia di Finanza dhe nga dronët e Policisë së Shtetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>