Policia arrestoi dy persona në Skrapar pasi kundërshtuan disa punonjës policie. Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar A. Sh., 26 vjeç dhe M. K., 27 vjeç, të dy banues në Skrapar.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për A.S., 28 vjeç, banues në Skrapar.
Policia bën me dije se ata nuk i janë bindur urdhërit për ndalim të policisë. Pasi janë ndaluar kanë ushtruar dhunë ndaj policiëve.
Ata akuzohen për “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.