
Policia e Shkodrës ka arrestuar 2 prsona për përndjekje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë.
Personat e arrestuar, sipas njoftimit të policisë në Facebook janë:
Z., 53 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, me një shtetase 33-vjecare.
S., 59 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.