Policia kufitare e Rinasit ka arrestuar të dielën dy persona për kalim kufiri drejt vendeve të BE-së, në shkelje të rregullave.
Dy të arrestuarit, A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë; dhe Q. M., 56 vjeç, banues në Divjakë u kapën teksa po i ofronin punonjësit të Policisë Kufitare 50 euro dhe 100 euro për kalimin në vendet e BE-së pa plotësuar kushtet e kërkuara, njoftoi policia për median.
Policia Kufitare ibëri thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë nëse nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në zonën shengen.