Arrestohen 2 persona për shpërndarje droge

Nga Exit News
Arrestohen 2 persona për shpërndarje droge

Policia arrestoi të mërkurën dy persona për shpërndarje droge në Durrës.

Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se janë arrestuar E. B., 42 vjeç, banues në Tiranë dhe  F. C., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit të E.B., policia gjeti dhe sekuestroi 77 pako me lëndë narkotike të dyshuar marijuanë në formë çokollate, me peshë 30.640 kilogramë.

Policia dyshon se droga nuk është prodhuar në Shqipëri por dikur tjetër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>