Policia arrestoi 2 persona dhe nisi hetimin për një tjetër, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve nartkotike.
Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se të arrestuarit janë :
Sh. Z., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, këtij shtetasi iu gjetën 7 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë;
O. P., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 3 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 1 dorezë grushti metalike.
Ndërkohë nisi hetimin për A. S., 37 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, ku ky shtetas ishte pasagjer, iu gjetën 2 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.