
Dy persona u arrestuan nga Policia e Shkodrës për trafik të lëndëve narkotike. Sipas, njoftimit të policisë, të hënën, personat e arrestuar janë N. H. 25 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, të dy banues në Koplik.
Policia sekuestroi 20 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, gjatë kontrollit në makinen e tyre.
RENEA, FNSH sëbashku me policinë italiane antidrogë prej disa ditësh po kryen kontrrolle në veri të vendit për kultivimin dhe trafikun e drogës.