Policia e Shkodrës arrestoi të martën dy persona të shpallur në kërkim që prej 2018 për trafik droge.
Sipas njoftimit është arrestuar Mervis Hysaj, 32 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në 2018 në vendin e quajtur “Syri i Kripës”, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, ku Hysaj së bashku me E. H, i arrestuar në 2019 tentuan të trafikonin drogën në Malin e Zi.
Ndaj Hysaj është caktuar masa “Arrest në burg” në vitin 2018 për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Gjithashtu është arrestuar dhe bashkëpunëtori i tij Fabian Mezini, 22 vjeç, banues në Kamicë, Malësi Madhe.