
Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me policinë kufitare Frontex, të premten arrestuan 2 persona për trafik të paligjshëm emigrantësh.
Policia njofton se personat e arrestuar janë S. D., 34 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe S. B., 25 vjeç, banues në Kuçovë.
Ata u arrestuan në afërsi të fshatit Vanistër, duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”.