Policia e Durrësit ka arrestuar 2 punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar Durrës, pasi akuzohen se i kanë dhënë leje një karburanti të ndërtojë një hyrje-dalje në rrugën kryesore, në shkelje me ligjin.
Në 16 tetor, policia arrestoi tre zyrtarët të Autoritetit Rrugor Shqiptar Durrës dhe shpalli në kërkim Mustafa Kokën, sipërmarrësit e karburantit që akuzohet se ka falsifikuar dokumentet për të përfituar lejen.
Bëhet fjalë për një karburant të ndërtuar në rrugën kombëtarë që lidh zonën e Plepave me Kavajë. Pronari Koka ka ndërhyrë për të marrë leje nga ARRSH-ja për të prishur barrierat e rrugës dhe për ndërtuar një hyrje-dalje për karburantin. Kështu të gjithë ata që kalojnë në këtë rrugë mund të ndalojnë lirisht tek karburanti.
Mustafa Koka, në bashkëpunim me zyrtarët e ARRSH-së, dyshohen se kanë falsifikuar dokumentet për të treguar se toka ku është ndërtuar hyrje-dalja nga rruga kryesore, është në pronësi të Kokës.
Në të vërtetë, Koka është dëmshpërblyer më herët nga ARRSH-ja me rreth 170 mijë euro, për këtë tokë.