
Policia e Durrësit arrestoi të premten 3 persona pasi ju gjend 1 kilogram drogë.
Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë A.B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, L.L., 58 vjeç dhe L. L., 28 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”), babë e bir, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të makinës, atyre iu gjetën 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.