Policia e Sarandës arrestoi tre persona të cilët po hidhnin inerte në afërsi të bregut të detit.
Sipas njoftimit, janë arrestuar F. M., 40 vjeç dhe I. B., 56 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.
“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. M. kishte marrë një kamion që drejtohej nga shtetasi I. B. dhe nëpërmjet tij po mbushte një hapësirë ujore në afërsi të bregut të detit, me qëllim ndërtimin e një moli.”, shkruan policia.
Ata akuzohen për ndërtim të paligjshëm.