![Arrestime Policia Arrestohen 3 persona për shpërndarje kokaine në Elbasan](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/01/WhatsApp-Image-2021-01-27-at-14.18.17.jpeg)
Policia e Elbasanit arrestoi të mërkurën 3 persona të akuzuar për shpërndarje kokaine. Përmes një postimi në Facebook, policia shkruan se të arrestuarit janë Gëzim Mane, 34 vjeç, Hekuran Halili , 44 vjeç dhe Simon Stefa, 54 vjeç.
Gjatë kontrollit atyre ju sekuestruan 2 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe 4 aparate celular.
Të arrestuarit akuzohen për për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe në ngarkim të shtetasit S. S., edhe për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.