
Policia në Fier arrestoi 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit janë arrestuar:
F.F., 51 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 2 vjet e 1 muaj burg për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
T.Rr., 49 vjeç, banues në fshatin Dukas, Patos, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale, “Dhunë në familje”.
Xh. Xh., 30 vjeç, banues në Lushnje, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.