
3 persona janë arrestuar sot pasi i vodhën një automjet dhe 6000 franga një qytetari që jeton Zvicër, por kishte ardhur për pushime në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë personat e arrestuar janë:
- Kastriot Ramazani 33 vjeç
- Hamid Skuqi 40 vjeç
- Gazmend Doçi, 42 vjeç
Policia pohoi se Ramazani dhe Skuqi kanë patur precedentë penal dhe më herët.