
Policia arrestoi të mërkurën 4 persona për falsifikim të testeve Covid-19. Përmes një njoftimi zyrtar policia bën me dije se janë arrestuar Ergys Vejseli, Gentiana Konini, Klotida Çela dhe Petrit Cara.
4 personat akuzohen për fshehje të të ardhurave, falsifikim dokumentesh dhe mospagesë taksash.
Ata falsifikonin formularë të testit Covid-19 për të mundësuar kalimin e udhëtarëve drejt vendeve të BE-së.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.”, shkruhet në njoftim.