
Policia arrestoi të martën 4 persona pas konfliktit në Mamurras ku u plagosën 2 policë.
Sipas njoftimit janë arrestuar David Madani, polic patrulle, i cili dyshohet se plagosi dy kolegët e tij nga pakujadesia, për vetëmbrojtje, si dheGjon Fufi, Nikoll Fufi (Vokrri) dhe Rudolf Fufi.
Ngjarja ka ndodhur në Mamurras të martën rreth orës 13:35.
Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, I. Z. dhe F. LL., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.