Policia e Lezhës ka arrestuar të premten 4 persona për transport të lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Sipas njoftimitnë faqen zyrtare të policisë personat e arrestuar janë A. B., 56 vjeç, banues në Thumanë, F. N., 48 vjeç, banues në Tiranë, K. C., 34 vjeç dhe P. T., 56 vjeç, banues në Lezhë.
Ata po transportonin me 2 mjete tip furgon dhe 2 kamionçina që transportonin sasi të konsiderueshme lënde drusore.
Qeveria ka miratuar një moratorium për ndalimin e prerjes së paligjshme të materialeve drusor me qëllim ndalimin e shpyllëzimit.