Arrestohen 4 persona për trafik të lëndëve narkotike

Nga Exit News
Arrestohen 4 persona për trafik të lëndëve narkotike

Policia e Shkodrës arrestoi 4 persona për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, policia bën me dije se ka sekuestruar 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2000 fara kanabis, një armë zjarri pistoletë, dy automjete dhe 5 aparate celular.

Të arrestuar janë Dodë Frroku, Artan Marku, Gëzim Sufaj dhe Drilon Halilhakaj.

“Operacioni ka vijuar me goditjen e një tjetër tentative për shitje të fareve të kanabisit, si rezultat i të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër, të cilit shërbimet e Policisë gjatë kontrollit i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 fara të dyshuara kanabis dhe 2 aparate cellular” shkruan njoftimi zyrtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>