Arrestohen 4 persona për trafikim droge

Nga Exit News
Arrestohen 4 persona për trafikim droge

Policia arrestoi të enjten 4 persona, të cilët tentuan të trafikonin drogë drejt Greqisë. Sipas njoftimit të arrestuarit janë Agustin Selimi (Gjoka), 30 vjeç, Pëllumb Lekaj, 40 vjeç dhe Manol Xhamija, 61 vjeç dhe Lorenc Doci, 24 vjeç.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim N. Lekaj , 35 vjeç.

Ata akuzohen për veprat penale Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

Policia sekuestroi dhe 2 çanta shpine, brenda të cilave kishte një sasi prej 10 kg lëndë të dyshuar kanabis.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>