Arrestohen 4 persona për vepra të ndryshme penale

Nga Exit News
Arrestohen 4 persona për vepra të ndryshme penale

Policia arrestoi gjatë  orëve të  para të  mëngjesit 4 persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, janë  arrestuar:

  • E. R., 30 vjeç, kallëzon se në rrugën “Gramoz Pashko”, dy persona të paidentifikuar, në bashkëpunim me njëri tjetrin, e kanë goditur me sende të forta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
  • Më datë 14.04.2021, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në zyrën e shtetasit L. Sh., brenda ambienteve të një kompanie, kanë vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
  • Më datë 14.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit A. Gj., 48 vjeç,  pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë goditur rojen e një parkingu.
  • Më datë 14.04.2021, në rrugën “Egnatia”, persona të paidentifikur, në ambientet e kompanisë me administrator shtetsin L. J., kanë vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
  • Më datë 15.04.2021, në parkingun e një lokali, dy persona ende të paidentifikuar, kanë marrë me dhunë një mjet dhe janë larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>