SHÇBA arrestoi të enjten 6 persona për kontrabandë mallrash në doganën e Korçës. Në një njoftim zyrtar bëhet e ditur se janë arrestuar:
N/komisar P.B., 53 vjeç, Përgjegjës Turni në PKK Goricë, pasi nuk kanë marrë veprime të mëtejshme edhe pse ishin në dijeni të mallrave.
Inspektor R.D., 53 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Goricë
N.N., 39 vjeç, drejtuesi i mjetit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”;
V.T., 45 vjeç, Përgjegjës Turni në Doganën Goricë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
K.Xh., 34 vjeç, Doganier në Doganën Goricë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.