Arrestohen 5 persona në 12 orët e fundit

Nga Exit News
Arrestohen 5 persona në 12 orët e fundit

Policia e shtetit ka arrestuar 5 persona gjatë 12 orëve të fundit.

Në një njoftim, policia deklaron se po heton dhe 2 persona të tjerë në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë:

F.H. 24-vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta.

S.P., 36 vjeç, pasi ka vjedhur çantën e shtetases D. M., ku ka pasur një shumë parash

H.Ç., 51 vjeç pasi në segmentin rrugor Peqin–Rrogozhinë, ka përplasur një karrocë që tërhiqej nga një kalë dhe pasojë janë dëmtuar dy personat që ishin në karrocë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën

E.R., 29 vjeç, pasi po drejtonte mjetin pa lejen përkatës

S. Ll., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vetëgjyqësia”.

Ndërkohë po hetohen në gjendjen të lirë Gj. R., 46 vjeç dhe E.Xh., 41 vjeç, pasi kanë shkelur masat kundër Covid-19.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>