Policia ka arrestuar të hënën 5 persona, të cilët akuzohen për posedim të lëndëve narkotike, mosbindje të urdhërit të policisë dhe drejtim të makinës në gjendje të dehur.
Në një njoftim, Policia e Shtetit shkruan:
“Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Sekuestrohen lëndë narkotike dhe një armë e ftohtë.”
Të arrestuarit janë:
- Shtetasit me iniciale A. U., 30 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, R. L., 29 vjeç, për posedim të lëndëve narkotike.
- Shtetasi sirian me iniciale B. Ch., 25 vjeç, për mbajtjen e një thike dhe mosbindje të urdhrit të policisë.
- Shtetasi me iniciale A. H., 38 vjeç, për drejtim të makinës në gjendje të dehur.