Arrestohen 6 persona për vepra të ndryshme penale

Nga Exit News
Arrestohen 6 persona për vepra të ndryshme penale

Policia në Tiranë arrestoi 6 persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar:

Rr. H., 25 vjeç  pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë

E. L., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim

B. S., 38 vjeç dhe Sh. I., 48 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

B. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse

Xh. H., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>