Policia e Tiranës arrestoi të hënën 7 persona për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë u arrestua një person dhe u shpall në kërkim një tjetër për ngacmim seksual ndaj të miturave.
Një 60-vjeçar me iniciale A.M u arrestua pasi ngacmoi seksualisht një shtetase të mitur, ndërsa u shpall në kërkim një 42-vjeçar me iniciale A. M., sepse në rrugën “Pandi Dardha”, tentoi të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur.
Janë arrestuar gjithashtu:
- R.D., 39 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”
- D.B., 30 vjeç, pasi në Yrshek, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. B.
- K.C., 36 vjeç, G. T., 51 vjeç, R. L., 40 vjeç dhe M. Q., 43 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.