Arrestohen 8 persona për vepra të ndryshme penale

Nga Exit News
Arrestohen 8 persona për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka arrestuar të martën 8 persona për vepra të ndryshme penale.

Në një njoftim zyrtar, policia shkruan se janë arrestuar:

G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”

Elvis Shira., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasinështë dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”

L. H., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

E. K., 33 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri” gjatë ndalimit të mjetit për kontroll, ky shtetas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, duke hedhur në tokë një sasi me lëndë të dyshuar kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gj. K., 33 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me dhunë me një 32 vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

A. H., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur

A. B., 50 vjeç, pasi ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale O. V., 15 vjeçe

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>