
Policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane finalizuan të mërkurën operacionin ‘RICAVO’ ku u arrestuan 9 persona.
Njëri prej të arrestuarve u kap në Shqipëri ndërkohë që të tjerët në Itali. Në një njoftim në faqen zyrtare, Policia e Shtetit shkruan:
“Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.
Operacioni policor i koduar “RICAVO”, zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për ekzekutimin e 9 urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Arezzo-s.
Ky operacion u koordinua dhe zhvillua njëkohësisht në vendin tonë dhe në Itali.
Në Shqipëri u kap një prej personave të kërkuar, ndërsa 8 të tjerët u kapën në Itali.”