Arrestohen dy persona në Lezhë për falsifikim dokumentesh

Arrestohen dy persona në Lezhë për falsifikim dokumentesh

Policia e Lezhës arrestoi mëngjesin së premtes dy persona për falsifikim dokumentesh.

Në një njoftim zyrtar, policia bën të ditur se të arrestuarit janë  L. S., 27 vjeç dhe R. H., 39 vjeç, banues në Kukës.

Gjatë kontrollit të makinës tip “Ford Mustang”, të arrestuarve i janë gjetur 23 karta identiteti, 19 pasaporta dhe 23 leje drejtimi të shteteve të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.

Gjithashtu policia njofton se edhe gjatë kontrollit të banesës personave i janë gjetur dokumente të falsifikuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>