Policia e Vlorës arrestoi 2 persona mëngjesin e së hënës pasi kishin rrëmbyer një person tjetër.
Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë S.K., 20 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë.
Ata morën peng A.I., 27 vjeç, banues në Vlorë, të cilin e kanë mbajtur përreth 30 minuta në banesën e shtetasit S. K., me pretendimin se i kishte borxh shtetasit A. M., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.