Arrestohen dy persona për shitje droge

Nga Exit News
Arrestohen dy persona për shitje droge

Policia në Tiranë arrestoi 2 persona për shpërndarje droge. Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar L. N., 47 vjeç dhe E. C(H)., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të makinës, atyre iu gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike Kokainë me peshë 1 kilogramë e 117 gramë, 6 aparate celular dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>