Policia e Durrësit arrestoi të martën dy persona, pasi ju gjetën drogë në makinën e tyre.
Sipas njoftimit, janë arrestuar një 30-vjeçar me inicialet A.D., dhe një 34-vjeçar me inicialet A.N., të dy banues në Tiranë.
Atyre iu gjetën 61.5 gram kokainë në mjetin tip “Nisan”, të cilën po bëheshin gati ta shisnin në doza. Të arrestuarit akuzohen për shpërndarje droge.