
Policia ka arrestuar dy perosona që dyshohen se kanë bashkëpunuar në vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës në prill të 2020.
Sipas policisë këta persona kanë siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes.
Për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhisë janë arrestuar 2 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Një nga të arrestuarit ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar autorët dhe se shkaqet që çuan në ekzekutimin e vëllezërve Haxhia.
Dyshohet se motivi i vrasjes është një shumë parashë e cila u vodh gjatë grabitjes në Rinas në 9 prill të 2019.