Arrestohen mbi 200 pjesëmarrës në marshimet e 1 Majit në Stamboll

Nga Exit News
Arrestohen mbi 200 pjesëmarrës në marshimet e 1 Majit në Stamboll

Policia turke ka arrestuar 212 persona që morën pjesë në marshimet e Ditës së Punëtorëve në Stamboll pasi qeveria kishte njoftuar ndalimin e grumbullimeve si pjesë e masave anti-COVID, raporton Reuters.

Arrestimet janë shoqëruar me përplasje mes demonsturesve dhe policisë kryesisht në sheshin Taksim, një nga qendrat kryesore të Stambollit.

Autoritetet qeverisëse vendore kishin lejuar disa sindikata punëtorësh që të mbanin marshime me rastin e Dirës së Punëtorëve. Por sipas tyre në rrugë ishin grumbulluar edhe persona të cilët nuk kishin leje dhe që kishin injoruar thirrjet për t’u shpërndarë.

Agjencia shtetërore Anadolu tha se 20 protestues u arrestuan në qytetin perëndimor të Izmirit.

Turqia këtë javë miratoi një mbyllje të pjesshme 17-ditore, që detyron qytetarët të qëndrojnë në shtëpi në pjesën më të madhe të ditës dhe mbylljen e shkollave dhe disa bizneseve, për të frenuar një valë të infeksioneve të koronavirusit.

Media lokale raportoi përpjekjet e policisë në Stamboll dhe Ankara për të bllokuar gazetarët nga filmimi i demonstratave dhe arrestimeve të 1 majit.

Të premten, media turke njoftoi se oficerët u udhëzuan të parandalonin njerëzit nga filmimi ose regjistrimi i forcave të policisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>