Policia e Pogradecit ka arrestuar tre persona për shpërdorim detyre, pasi tregtonin në mënyrë të paligjshme peshkun koran.
Të arrestuar janë Adriatik Dokollari, Kryetari i Shoqatës së Peshkimit në Pogradec dhe dy anëtarë të saj Mariel Durollari e Endri Pera.
Policia raporton se në banesat e tyre janë gjetur sasi peshku korani si dhe lekë. Ata kishin lejuar peshkimin e paligjshëm të koranit.
Ata detyronin peshkatarët të peshkonin në mënyrë të paligjshme dhe më pas e tregtonin koranin.
Dokollari, Durollari dhe Pera akuzohen për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Tregtimi i specieve të mbrojtura të faunës dhe florës së egër” kryer në bashkëpunim.