
Policia në Tiranë arrestoi anëtarin e pestë të grupit që falsifikonin testet Covid-19.
Sipas njoftimit të policisë është arrestuar O. Gj., 18 vjeç.
Disa ditë më parë, policia arrestoi 4 persona. Ata akuzohen për fshehje të të ardhurave, falsifikim dokumentesh dhe mospagesë taksash.
Ata falsifikonin formularë të testit Covid-19 për të mundësuar kalimin e udhëtarëve drejt vendeve të BE-së.