Arrestohet 1 person për mashtrim me vlerë €1 milionë

Nga Exit News
Arrestohet 1 person për mashtrim me vlerë €1 milionë

1 person u arrestua dhe një tjetër u shpall në kërkim për përfitimin e shumës prej 1 milionë euro, përmes mashtrimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa e fundit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar nën drejtimin e Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestohen në flagrancë 1 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Ata merrnin para për kryrjen e dokumentave fallso shëndetësore me pretendimin se do të përfitonin nga kompani sigurimi shëndetësore jashtë vendit, kryesisht në Zvicër.

Personi i arrestuar është L. M., 51 vjeç, lindur në Kosovë dhe resident në shtetin e Zvicrës. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e tij shtetasja R.B.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>