
Policia e Tiranës ka arrestuar, të shtunën, dy vëllezër 26 dhe 29 vjeç, për shfrytëzim prostitucioni.
Dy personat përdornin dy qendra masazhi për shfrytëzim prostitucioni, njoftoi policia.
Ata i rekrutonin vajzat nē rrjete sociale me pretendimin se do të punonin si masazhatore. Më pas, djemtë i detyronin vajzat të kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me klientët.
Policia po hetin në gjendje të lirë administratoren e qendrave për akuzën e mos tregimit të krimit.
Si dhe u hetuan 5 vajza për ushtrim prostitucioni.