Tre persona u arrestuan në Sarandë për ndërtim pa leje të një muri mbajtës dhe dy strukturave prej druri, të mërkurën.
Policia e Sarandës njoftoi të mërkurën, se arrestoi 3 persona në Sarandë: F. B., 47 vjeç banues në Konispol dhe T. P., 44 vjeç, banues në Lushnjë (punëtorë) dhe K. Xh., 54 vjeç.
Gjithashtu, 2 persona, D. H., 29 vjeç, dhe H., 32 vjeç u shpallën në kërkim për ndërtim pa leje në Borsh.
Ndërsa, Policia es Himarë hapi hetim për shtetasin Dh. L., 61 vjeç, pasi ka ndërtuar një mur mbajtës, në fshatin Dhërmi, pa leje nga autoritetet kompetente.