Arrestohet 3 persona, trafikonin emigrantë të paligjshëm

Nga Exit News
Arrestohet 3 persona, trafikonin emigrantë të paligjshëm

Policia e Korçës ka arrestuar të mërkurën tre persona, të cilët po transportonin drejt Tiranës 6 emigrantë të paligjshëm.

Në këmbim të transportit deri në Tiranë, më pas drejt Shkodrës për të kaluar kufirin, ata i merrnin secilit emigrant 900 euro.

Destinacioni final i emigrantëve janë vendet e BE-së.

Sipas arrestimeve të policisë, mesa duket rruga Korçë-Tiranë-Shkodër është rruga kryesore e përdorura nga trafikantët, kohët e fundit. Ndonjëherë, dalja bëhet edhe nga Kukësi për në Kosovë dhe nga andej në Mal të Zi.

Pak ditë më parë, zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda njoftoi se po punohet për të ashpërshuar dënimet nga atyre që merren me transportimin e emigrantëve ilegalë dhe do të lehtësojë procedurat për identifikimin e atyre emigrantëve që mund të marrin statusin e azilantit në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>